Donnerstag, 14. Mai 2020

Fito online

Para online fitohen me shume menyra. Mund te fitohen me ane te ndonje websiti, blog apo app qe ka goxha trafik duke perdorur Google Adsense psh. Mund te fitoni gjithashtu dhe me ane te profilit ne Instagram apo Fanpage ne Facebook, nese keni shume followers duke shitur direkt produkte apo duke reklamuar te tjeret duke u bere influencer. Mund te fitohen dhe me ane te Youtube, nese keni shume video qe jane shume te shikuara. Nje tjeter mundesi per te fituar online eshte dhe Dropshipping. Keto jane mundesite kryesore, sepse ka plot te tjera. Ajo qe vlen per te gjitha eshte se duhet kudo shume kohe, perkushtim dhe pasion.

Bllok FCB

Nese dikush ju ka bere bllok, atehere vetem duke e hequr ai personi qe e ka vene mund te hiqet.
Nese jeni bllokuar te perdorni FB totalisht atehere ose kerkoni llogari pse jua kane mbyllur, ose nese e dini pse jua kane mbyllur atehere duhet te hapni nje te ri. Nuk ka zgjidhje tjeter.

Ulja sheqerit ne gjak

Ndonëse shumica e bukëve duhen shmangur, buka prej elbi dhe ajo prej drithi të plotë të bluar në gur kanë një nivel të ulët glicemie. Ato janë të pasur me fibër e cila ngadalëson tretjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Boronica, Rrush, Mollë

Shumica e frutave kanë një nivel të ulët të glicemisë, sepse ato përmbajnë shumë ujë dhe fibër. Por niveli i glicemisë mund të ndryshojë në varësi të pjekjes së frutave. Lëngjet e frutave për shembull kanë një nivel të lartë glicemie, sepse shtrydhja largon fibrën dhe në lëng mbetet vetëm sheqeri. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që konsumojnë më shumë boronica, rrush dhe mollë kanë më pak mundësi të preken nga diabeti i tipit 2.

Patatet E Ëmbla

Patatet e zakonshme kanë një nivel të lartë glicemie. Ndërsa patatet e ëmbla kanë një nivel të ulët dhe për tepër janë të pasur me ushqyes.

Kosi

Kosi është i vetmi produkt bulmeti që ul rrezikun e shfaqjes së diabetit. Kosi i bërë në shtëpi ka një nivel të ulët glicemie dhe mbi të gjitha është i shëndetshëm.

Tërshëra

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tërshëra ka një nivel të ulët glicemie dhe ka pak gjasa të shkaktojë luhatje në nivelin e sheqerit në gjak. Tërshëra përmban edhe B-glukanë. Kjo substancë përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glicemisë dhe ul yndyrnat në gjak. Megjithatë, diabetikët duhet të mos e teprojnë me tërshërën sepse ajo përmban edhe karbohidrate.

Shumica E Arrorëve

Arrorët janë të pasur me fibër dhe kanë një nivel të ulët glicemie prej nën 55. Ato janë gjithashtu të pasur me proteina me bazë bimore, acide yndyrore mono-të-pangopura, antioksidantë, vitamina e minerale si magnezi dhe kaliumi. Arrorët duhen konsumuar pa e tepruar dhe në variantin e papërpunuar të tyre.

Hudhra

Hudhra ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe sekretimin e saj. Hudhra rekomandohet të hahet e freskët sepse ushqyesit e saj janë më të dobishëm.

Peshqit

Peshqit nuk kanë nivel glicemie dhe ato janë të shëndetshëm për diabetikët. Merluci i rritur në ujëra të ftohta është veçanërisht i rekomanduar për diabetikët dhe për personat e rrezikuar prej tij./AgroWeb

Per temp e larte

Temperatura e lartë shkaktohet nga shumë faktorë si: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse apo infeksione që kanë të bëjnë me plagë të rënda.

Ato shkaktojnë mungesë oreksi apo dobësi trupore. Të sëmurëve nuk u jepet ushqim me forcë. Në këto raste perisi është një mjet i mrekullueshëm për luftimin e procesit patologjik.

Në fillim të sëmurit i jepet çaj ose lëng frutash të freskëta të ëmbëlsuara me sheqer. Kur t’i kthehet oreksi i jepni ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, kos, supë me lëng mishi, patate, bukë, supë orizi me vezë, pak mish viçi të grirë, gjalp etj. /Konica.al