Temperatura e lartë shkaktohet nga shumë faktorë si: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse apo infeksione që kanë të bëjnë me plagë të rënda.
Ato shkaktojnë mungesë oreksi apo dobësi trupore. Të sëmurëve nuk u jepet ushqim me forcë. Në këto raste perisi është një mjet i mrekullueshëm për luftimin e procesit patologjik.
Në fillim të sëmurit i jepet çaj ose lëng frutash të freskëta të ëmbëlsuara me sheqer. Kur t’i kthehet oreksi i jepni ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, kos, supë me lëng mishi, patate, bukë, supë orizi me vezë, pak mish viçi të grirë, gjalp etj. /Konica.al
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen